Vigjilja e Krishtlindjeve, Kryemadhi nga mesha e Katedrales ‘Shën Pali’

Shqipëria

Vigjilja e Krishtlindjeve, Kryemadhi nga mesha e Katedrales ‘Shën Pali’

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 23:29
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu është bashkuar urimeve në këtë vigjilje Krishtlindjesh. përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Kryemadhi ka uruar besimtarët e krishterë.

MESAZHI I KRYEMADHIT

Krishtlindja do të jetë e vërtetë PËR TY, në qoftë se në KËTË NATË, TI e ndjen në shpirt se je shumë I ÇMUAR në sytë e Zotit.
Për shumë vjet me zemër të mirë Krishtlindjet!
Qoftë për ju kjo NATË, NATA që të tregon DRITËN E VËRTETË të jetës tënde, dhe të ringjall shpresën se me Zotin, TI nuk je vetëm, TI mund t’ja dalësh sepse Zoti është me ty.

Urime e bekime me zemër!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat