Me pamje nga tërmeti shkatërrimtar, Rama uron Krishtlindjet

Shqipëria

Me pamje nga tërmeti shkatërrimtar, Rama uron Krishtlindjet

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 09:55
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në festën e Krishlindjeve ka zgjedhur që të sjellë në vëmendjen e të gjithëve tragjedinë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të 2019 në vendin tonë, ku humbën jetën 51 viktima dhe u lënduan qindra të tjerë.

Kreu i qeverisë përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, ka publikuar një video me pamje nga shkatërrimi i pronave dhe shumë banesave të qytetarëve kryesisht në Thumanë, Lacc dhe Durrës, si pasojë e tërmetit.

Ndërkohë në pjesën e dytë të videon shihen pamje nga rindërtimi dhe përfundimi i disa banesave të qyetarëve që tashmë pas dy vitesh do të festojnë në ngrohtësinë familjare festën e Krishtlindjes.

“MIRËMËNGJES,

 në këtë ditë të bekuar paqeje, pushimi, reflektimi dhe shprese", shkruan Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat