PD: 119 kg kokainë nga porti i Durrësit, një vit i ri i bardhë në Portin e Oligarkëve

Shqipëria

PD: 119 kg kokainë nga porti i Durrësit, një vit i ri i bardhë në Portin e Oligarkëve

Më: 3 janar 2022 Në ora: 12:18
Ilustrim

Partia Demokratike thotë se ngarkesa prej 119 kilogramë kokainë mbërritur në Durrës gjatë ndërrimit të viteve është vetëm një pjesë e vogël e trafikut të madh të drogës që kryhet përmes Shqipërisë.

Deputeti Ferdinand Xhaferaj përmes një postimi në facebook  nënvizon se Partia Demokratike dhe dega Durrës e saj kanë denoncuar me kohë përdorimin e Portit për interesat e ngushta të krimit të organizuar dhe për trafik pa pasoja të drogës

“119 kilogramë kokainë mbërritën në Durrës gjatë ndërrimit të viteve, një pjesë e vogël e trafikut të madh të drogës që kryhet përmes Shqipërisë. Sigurisht masa për ta ndaluar nuk mund të merren nga një qeveri që ka siguruar të tre mandatet përmes përdorimit të parave të pista dhe aleancës me krimin e organizuar. Por vlen të theksohet se:  Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar vlerëson se rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në Tiranë nga 2017-2019 nuk justifikojnë burimet e tyre financiare.

“Do të zhduk familjen po hape gojën!" Dëshmia e shoferit të kontenjerit ku u gjetën 119 kg kokainë

- Në këtë periudhë 3-vjeçare vlerësohet se janë pastruar në aktivitetin e ndërtimit rreth 1.6 miliardë euro para të pista! 

- Gjatë pandemisë, gjithçka në ekonominë shqiptare pothuajse ndaloi, ekonomia ra me 10%, ndërsa ndërtimet u rritën me mbi 5%.  Pa bekimin e kryeministrit dhe të krybashkiakut nuk merret dot asnjë leje ndërtimi për rezidenca dhe resorte që kushtojnë miliona euro dhe asnjë institucion nuk merr masa për të hetuar origjinën e këtyre investimeve dhe parave“ shkruan Xhaferraj.

Prandaj thotë Xhaferraj është i domosdoshëm vetingu i politikanëve i propozuar nga PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat