Po vjen nga veriu, bëhuni gati të visheni trashë javën tjetër

Shqipëria

Po vjen nga veriu, bëhuni gati të visheni trashë javën tjetër

Më: 6 janar 2022 Në ora: 13:41
Moti

Moti në Shqipëri është karakterizuar nga temperature të ngrohta gjatë ditëve të ndërrimit të viteve dhe kësaj jave, por gjithçka pritet të ndryshojë krejtësisht duke filluar nga java e ardhshme.

Duke filluar nga e marta, temperaturat në pjesën më të madhe të vendit pritet të zbresin deri në -7 gradë Celsius për shkak të rrymave të ftohta ajrore që vijnë nga veriu i kontinentit, të cilat “pushtojnë” të gjitha rajonin tonë.

Zonat më të prekura nga i ftohti pritet të jenë  veriu, veri-lindja dhe jug-lindja e vendit.

Ndërsa në Shqipërinë qendrore dhe në jug temperaturat pritet të variojnë nga 1 deri në 10 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat