“Lekët se të nxjerr fotot”, arrestohet 53-vjeçari që kanoste dhe kërcënonte një grua

Shqipëria

“Lekët se të nxjerr fotot”, arrestohet 53-vjeçari që kanoste dhe kërcënonte një grua

Më: 9 janar 2022 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë është vënë nën prangat e policisë.

Bëhet fjalë për një 53-vjeçar, i cili me anë të disa fotove, ka kërcënuar një shtetase dhe ka mundur ti marri një sasi të konsiderueshme lekësh dhe euro.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Y.P., 53 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Shtetasi Y.P, u transferua në DVP Vlorë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat