Mbytja e 3-vjeçarit në kopsht, familjarët: Gënjyen, thanë se kamerat...

Shqipëria

Mbytja e 3-vjeçarit në kopsht, familjarët: Gënjyen, thanë se kamerat...

Më: 10 janar 2022 Në ora: 10:45
Familjarët e 3-vjeçarit

Familjarët e 3-vjeçarit, që humbi jetën në një kopësht privat në Fier, nuk pajtohen me vdekjen e djalit.

Ata kanë dalë sot në protestë parpara Prokurorisë, duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Sipas tyre, hapja e kopshtit ditën e sotme është një vrasje e dytë.

Familjarët e 3-vjeçarit kanë deklaruar se u kanë thënë se kopshti ka kamera sigurie, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, por kur ata kanë shkuar për t'i marrë, u kanë thënë që nuk punonin.

"Na thanë që kamera nuk kishte, na gënjyen," tregojnë familjarët.

Nëna e 3-vjeçarit, që u mbyt në kopsht tregoi si ka mësuar lajmin e trishtë. Ajo thotë se është mashtruar nga punonjësit e kopështit dhe se ka qenë doktori që e ka njoftuar se djali i saj ka mbërritur i pajetë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat