Tërmeti në Pukë dëmton 12 banesa dhe spitalin, bashkia kërkon njësi të specializuara për përcaktimin e rrezikshmërisë

Shqipëria

Tërmeti në Pukë dëmton 12 banesa dhe spitalin, bashkia kërkon njësi të specializuara për përcaktimin e rrezikshmërisë

Më: 16 janar 2022 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Në Pukë dhjetëra banesa kanë nevojë për ndërhyrje pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i së premtes në darkë.  Drejtuesit e bashkisë kanë bërë bilancin e dëmeve dhe kërkojnë ekspertizë nga specialitet për përcaktimin e rrezikshmërisë.

Tërmeti me epiqendër në Pukë ka dëmtuar institucione dhe blloqe pallatesh.

Në raportin e bilancit të dëmeve autoritetet lokale kanë konstatuar 12 banesa në qytet dhe në njësitë administrative të Gjegjanit dhe Luf -Qerretit.

Ndërtesa e spitalit gjithashtu ka nevoje për ndërhyrje.  Por drejtuesit e  bashkisë kanë kërkuar një ekspertizë të sakte për rehabilitimin e objekteve.

"Për këtë bllok pallatesh kërkohet një njësi e specializuar për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara. Në bllokun e 65 pallateve ka plasaritje të theksuara të mureve mbajtëse dhe anësore të këtij blloku dhe këtu kërkohet një njësi tjetër e specializuar."

Puka ishte epiqendër e tërmetit të shkalles 4.7 me thellësi 2 km. Lëkundjet e forta sizmike tronditën edhe zonat e tjera rreth  orës 22.45 po pa shkaktuar dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat