Egjiptiani i kërkuar i ‘ngel’ në dorë policisë shqiptare

Shqipëria

Egjiptiani i kërkuar i ‘ngel’ në dorë policisë shqiptare

Më: 16 janar 2022 Në ora: 10:17
Ilustrim

Do të duhej të transferohej për në vendin e tij, por kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi kompania e fluturimit nuk e ka pranuar për arsye sigurie.

Burimet bëjnë me dije se i paraburgosuri Ahmed Mohamed Safwat Taha Elsayed (al-Sayed) do të ekstradohej ditëmn e sotme drejt Egjiptit, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Shkak është bërë kompania e fluturimit, e cila nuk ka marrë përsipër ekstradimin për arsye sigurie.

Pasi është marrë konfirmimi i Interpolit, egjiptiani është kthyer në ambientet e paraburgimit, duke i mbetur ‘në dorë’ policisë shqiptare deri në udhëtimin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat