Ministrja gjermane e Shtetit viziton nesër Tiranën

Shqipëria

Ministrja gjermane e Shtetit viziton nesër Tiranën

Më: 17 janar 2022 Në ora: 20:33
Anna Lührmann

Ministrja gjermane e Shtetit Anna Lührmann pritet të vizitojë nesër Tiranën.

Në Shqipëri Ministrja e Shtetit do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe zv/Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino.

Në fokus të bisedave do të jenë marrëdhëniet dy palëshe, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimi rajonal dhe programi i Shqipërisë si vend anëtar i ri jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ministrja e Shtetit Lührmann do të takohet gjithashtu edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat