Tentoi të vrasë shokun e tij brenda hotelit, arrestohet 26- vjeçari

Shqipëria

Tentoi të vrasë shokun e tij brenda hotelit, arrestohet 26- vjeçari

Më: 20 janar 2022 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Markeljan Beqiri, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë brenda dhomës së hotelit të shokut të tij Arni Sulejmani.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Linza”.

Operacioni nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Durrës.

Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari nga Durrësi, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

26-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike dhe të atyre të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një person të shpallur në kërkim për krime kundër personit, që qarkullonte me automjet në segmentin rrugor Linzë-Surrel, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Linza”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim: M. B., 26 vjeç, banues lagjen nr.17/1, Durrës.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 09.12.2021, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. S., i cili mbeti i plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi M. B. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat