Vrasjet e bujshme/ Drejtori i Policisë së Shtetit përgjigjet nëse ka plan për çarmatosjen e popullsisë

Shqipëria

Vrasjet e bujshme/ Drejtori i Policisë së Shtetit përgjigjet nëse ka plan për çarmatosjen e popullsisë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:07
Gledis Nano

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka deklaruar sot se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për autorë të disa vrasjeve të bujshme që kanë tronditur vendin kohët e fundit.

“Dua të sqaroj shkurt për shkak se të gjitha çështjet janë në hetm, jemi duke zhvilluar hetime të rëndësishme për të clat do kemi rezultate në kohën që duhet të jepen këto rezultate.

Dua të garantoj gjithë qytetarët se polica e angazhuar për hetime e çuarjen deri në fund te hetimeve, për hetime cilësore me qëllim zbardhjen e vënien para përgjegjësisë të këtyre autorëve të veprave penale”.

I pyetur nëse ka plan polica për të riparë edhe një herë çarmatosjen e popullatës, Nano u shpreh:

“Policia vepron bazuar në kompetencën e objektin e punës që ka. Detyra jonë është të kapim të gjithë personat që mbajnë armë pa leje vendimet e tjera nuk janë vendime që i takojnë policisë por iniciativa në nivele më të larta për të cilat nuk mund të jap asnjë koment”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat