Zgjedhjet, në krahë të kujt do të jetë Partia Republikane? Përgjigjet Fatmir Mediu

Shqipëria

Zgjedhjet, në krahë të kujt do të jetë Partia Republikane? Përgjigjet Fatmir Mediu

Më: 21 janar 2022 Në ora: 00:34
Fatmir Mediu

I ftuar në emisionin Open, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është pyetur se më cilën parti do të bëjë koalicion në zgjedhjet e pjesshme lokale me 6 mars.

Mediu nuk dha një përgjigje të drejtëpërdrejtë, por tha se në 30 vite pluralizëm, PR-ja ka bërë koalicion me PD-në, pavarësisht se kush ka qenë në krye të saj.

“Fatmir Mediu dhe PR ka qenë 30 vite në koalicion me PD-në, pavarësisht kush ka qenë kryetar i saj. Duhet të thërrasim sa më shpejt një tryezë ku të diskutojmë dhe të gjejmë kandidatët e përbashkët.

Nëse hyjmë në zgjedhje për të provuar kush ka muskujt më të fortë brenda nesh, vetëm do kënaqim këtë regjim, do të kënaqim Edi Ramën”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat