Arrestohet 32-vjeçari

Shqipëria

Arrestohet 32-vjeçari

Më: 21 janar 2022 Në ora: 10:02
Ilustrim

Ka arritur në 4 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar “Laboratori” për për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore për vendndodhjen e një personi i cili ishte në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë kapja dhe ndalimi i:
K. (K). K., 32 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë.

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 14.12.2021, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.

32-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të cilët janë arrestuar në flagrancë nga Policia në 01.04 2021, gjatë operacionit policor të koduar “Laboratori”, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të një banese, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat