Zonat malore të Shqipërisë zgjohen me dëborë, trashësia shkon deri në 40 cm

Shqipëria

Zonat malore të Shqipërisë zgjohen me dëborë, trashësia shkon deri në 40 cm

Më: 21 janar 2022 Në ora: 12:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit reshjet e dëborës kanë “pushtuar” qytetin e Peshkopisë, ndërkohë që ato kanë dominuar pothuajse në të gjithë qarkun e Dibrës, ku trashësia ka arritur deri në 40 cm në zonat e thella malore, por fatmirësisht pa problematika. Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi-Tiranë vijon pa probleme, ndërsa rruga e Arbrit është mbyllur. Edhe Puka, Librazhdi, Kapshtica dhe Dardha kanë ‘veshur’ mantelin e bardhë.

Trashësia e dëborës në Steblevë të Librazhdit ka arritur në 20 cm dhe situata mendohet se do të jetë problematike ditën e nesërme kur të fillojnë ngricat.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bëri apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes për shkak të temperaturave të ulëta që do të karakterizojnë ditët në vazhdim.

Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruhej në njoftimin e ARRSH-së.

Ndërkohë kjo e fundit ka njoftuar edhe situatën në të cilën ndodhen disa zona malore ku nuk kanë munguar reshjet e dëborës gjatë natës.

Përkatësisht në vendet si Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, gjatë natës ka pasur reshje dëbore, por kjo nuk ka sjellë probleme në qarkullim.

Ndërsa, njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Njoftimi mbyllet për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes.

Pritet që i ftohti të qëndrojë edhe javën që vjen. Deri të martën priten ditë shumë të ftohta ndërsa më pas do të ketë një tërheqje të valës.

Temperatura të ulëta deri në -15 gradë do të ketë në zonat malore. Ndërsa në bregdet do të regjistrohen temperature 0 apo -1 gradë.

Zonat e ulëta zbresin deri në -6 gradë ndërsa në Berat, Elbasan dhe Tiranë do të ketë temperature jo më shumë se -5 gradë. Reshje dëbore pritet të ketë vetëm në zonat malore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat