Tendenca për kriptomonedha/ Policët sekuestrojnë kompjuterat në Shijak sikur të jenë pushkë

Shqipëria

Tendenca për kriptomonedha/ Policët sekuestrojnë kompjuterat në Shijak sikur të jenë pushkë

Më: 22 janar 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Pamjet e investimit 1 milion euro në Shijak për prodhimin e kriptomonedhave u shpërndanë nga policia sikur të ishin filmime nga një skenë krimi.

Por me gjithë bujën që shoqëron në këto raste njoftimet e policisë, prap në vend të pushkëve, policët kanë bllokuar kompjutera dhe në vend të pistoletave, ca pajisje elektronike.

1 milion euro investim nuk mund të konsiderohet më një “fermë”, siç quheshin deri tani ambjentet e sajuara në fshehtësi për prodhimin e monedhave virtuale.

Nga vlera e investimit dhe shpjegimi që dha administratori i kompanisë kuptohet se ajo që po ndodhte ishte, thjesht biznes.

Administratori i kompanisë para se të arrestohej tha se e paguante në mënyrë të rregullt energjinë elektrike dhe nuk po bënte kontrabandë me pajisjet elektronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat