‘Çmenden’ temperaturat në Shqipëri, nuk do ta besoni sesa gradë nën zero kanë arritur sot

Shqipëria

‘Çmenden’ temperaturat në Shqipëri, nuk do ta besoni sesa gradë nën zero kanë arritur sot

Më: 23 janar 2022 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët por ekstremisht të ftohtë në të gjithë vendin tonë. Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtojë vranësirat në jug-juglindje por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë negative gjatë gjithë 24-orëshit në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  3-4 Ballë.

Kosova

Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites. NDERSA pasditja do të sjellë kalime vranësira nëpër  territor, më të dukshme në zonat veri-verilindore të vendit duke rrezikuar ndonjë reshje dëbore.Mëngjesi mbete me vranësira të shpeshta në MV.

Maqedonia e Veriut

Por duke ju afruar mesditës do kemi intervale me kthjellime dhe rënie e ndjeshme e temperaturave të ajrit. Të cilat do të bëjnë që ngricat të jenë prezente dhe problematike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat