Rama pyet shqiptarët: A duhet legalizuar kanabisi mjekësor?

Shqipëria

Rama pyet shqiptarët: A duhet legalizuar kanabisi mjekësor?

Më: 23 janar 2022 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Kjo është pyetja numër 6 në pyetësorin e Këshillit Kombëtar, për të cilën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkon mendimin e qytetarëve.

Shefi i qeverisë thotë se për të ecur më shpejt e për t'u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin.

"Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike" shkruan Rama.

Minimizoi politikën e agresionit të Putinit ndaj Ukrainës, dorëhiqet kreu i Marinës gjermane

Dimri i parë pa izolim, Thethi, Razma e Vermoshi zbardhen nga bora

Sipas Ramës, deri mbrëmë ky pyetësor është plotësuar nga 16.544 qytetarë.

Në 5 janar të këtij viti, Kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat