Omicron shton fluksin në urgjencë, Manastirliu apel prindërve

Shqipëria

Omicron shton fluksin në urgjencë, Manastirliu apel prindërve

Më: 24 janar 2022 Në ora: 19:18
Ogerta Manastirliu

Shtimi i rasteve me Omicron ka bërë që numri i pacientëve që paraqiten në urgjencën e QSUT të vijë duke u rritur.

Nga qendra shëndetësore në Laprakë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u bëri apel prindërve që për shqetësime të fëmijëve, si temperaturë, të drejtohen në qendrat shëndetësore.

“Omicron bën që të ketë një fluks edhe në spitalet pediatrike. Vlerësojmë se nëse prindërit sjellin fëmijët pranë qendrave shëndetësore, reduktohet në QSUT 30% e fluksit që vijnë për një temperaturë apo shqetësime të tjera që mund të zgjidhen fare pranë qendrave shëndetësore”, deklaroi Manastirliu.

Ajo shtoi se kushtet në këto qendra janë mjaft të mira duke nënvizuar se është e nevojshme që prindërit të shkojnë aty para se të drejtohen për në QSUT për të shmangur fluksin. “Është e rëndësisjhme që prindërit të vijnë këtu para se të shkojnë në QSUT pasi shërbimi merret njësoj”, tha ajo. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat