Rama u bën pyetjen qytetarëve: A duhet të ndahemi nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave?

Shqipëria

Rama u bën pyetjen qytetarëve: A duhet të ndahemi nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave?

Më: 25 janar 2022 Në ora: 19:44
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me pyetjet lidhur me procesin e Këshillimit Kombëtar.

Këtë radhë, kryeministri Rama ka pyetur qytetarët se a duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian apo duhet të shkojnë së bashku drejt këtij procesi edhe pse Shkupi është bllokuar nga vetoja bullgare.

Rama shkon më tej në pyetjen e detajuar se në rast se në përfundim të 6 mujorit të parë të vitit 2022 vetoja mbi Maqedonisë së Veriut nuk hiqet, Shqipëria duhet të kërkojë ndarjen e dosjes dhe trajtimin më vete nga Këshilli Evropian.

“Ne duhet të kërkojmë që Shqipëria të vlerësohet ndarazi nga Maqedonia e Veriut. Ne duhet të vazhdojmë të presim heqjen e vetos mbi Maqedoninë e Veriut”, thekson kryeministri.“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është i lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, që vendi ynë të vlerësohet për meritat e veta. Të tjerë thonë që duhet të vazhdojmë të presim Maqedoninë e Veriut. Si mendoni ju? Një shtet anëtar i BE-se ka çështje të pazgjidhura dypalëshe me Maqedoninë e Veriut, prandaj bllokon me veto në Këshillin Evropian fillimin e negociatave për anëtarësimin e saj në BE, duke bllokuar edhe Shqipërinë, meqenëse aplikimet për të dyja vendet trajtohen si një dosje e vetme në tryezën e Këshillit Evropian. Në rast se edhe në përfundim të 6 mujorit të parë të vitit 2022 vetoja mbi Maqedonisë së Veriut nuk hiqet, Shqipëria duhet të kërkojë ndarjen e dosjes dhe trajtimin më vete nga Këshilli Evropian. Ne duhet të kërkojmë që Shqipëria të vlerësohet ndarazi nga Maqedonia e Veriut. Ne duhet të vazhdojmë të presim heqjen e vetos mbi Maqedoninë e Veriut. Nuk di të gjykojë mbi këtë çështje”, shkruhet në pytjen e detajuar ndaj qytetarëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat