GJKKO dënon me 25 vite burg Blendi Tetën për vrasjen e Santiago Malkos

Shqipëria

GJKKO dënon me 25 vite burg Blendi Tetën për vrasjen e Santiago Malkos

Më: 26 janar 2022 Në ora: 14:32
Santiago Malkos, Blendi Teta

Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 28 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Me vendimin e dhënë, trupa gjykuese ka pranuar si të arsyeshme provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, e cila këmbënguli në akuzën ndaj Tetës. Prokuorët vërtetuan se Teta kishte patur rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar.

Fillimisht Blendi Teta u hetua për “moskallëzim krimi“, por pas hetimeve të metejshme të kryera nga prokuroria rezultoi se ai ishte në dijeni dhe pjesë e planit për vrasjen e tij.

Malko lëvizi pasditen e atentatit nga spitali i pediatrisë drejt rrugës Xhanfizë Keko, pasi atje kishte djalin të sëmurë dhe sipas prokurorisë, ka qenë pikërisht Blendi Teta me makinën e tij që ka ndjekur objektivin nga spitali drejt vendit ku u krye dhe atentati.

Teta është i vetmi i dënuar për këtë vrasje deri më tani, ndërsa prokuroria ka shpallur në kërkim një numër të madh personash, pjestarë të klanit Duka në Tiranë, të cilët dyshohet se organizuan dhe ekzekutuan planin për vrasjen e Santiago Malkos.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat