INSTAT: Bie transporti i udhëtarëve, rriten eksportet dhe importet në Shqipëri

Shqipëria

INSTAT: Bie transporti i udhëtarëve, rriten eksportet dhe importet në Shqipëri

Më: 26 janar 2022 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Të dhënat e Institutit të Statistikave bëjnë me dije se aktiviteti i ngarkim/shkarkimit në porte ka tejkaluar nivelin e vitit 2019, i ndikuar nga rritja e eksporteve dhe importeve, ndërkohë numri i fluturimeve ka rritje për vitin që lamë pas, por nuk ka arritur nivelet e para pandemisë.

Viti që lamë pas ka regjistruar një rritje të lëvizjes së pasagjerëve, pas rënies së fortë që shënoi në 2020-ën për shkak të pandemisë së koronavirusit, por ende nuk ka arritur nivelin e parapandemisë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, transporti ajror ka një tkurrje prej më shumë se 409 mijë udhëtarësh krahasuar me vitin 2019, ndërsa në raport me vitin e shkuar rritja është me 1.6 milionë. Rritje ka pasur dhe transporti i pasagjerëve nga deti dhe hekurudhat. Por transporti ajror, hekurudhor dhe detar i pasagjerëve vijon të mbetet ende poshtë niveleve të periudhës para pandemisë.

Në raport bëhet me dije se sektori ka përmirësim pasi transporti i mallrave është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2021 i ndikuar nga rritja e eksporteve dhe importeve, Kjo vjen pas rënies që pati në vitin 2020 për shkak të kufizimeve të brendshme dhe globale që u morën për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

INSTAT raporton se vlera e mallrave të transportuara arriti në 1 152 miliardë lekë dhe 48.2 % e tyre u transportuan përmes detit. Ndërkohë, përgjatë vitit të shkuar mallrat e transportuara përmes hekurudhës janë ulur ndjeshëm, ndërsa ato nga ajri dhe deti janë rritur krahasuar me vitin e pandemisë.

Sa i përket importeve vihet re se ka një rritje të transportit të mallrave përmes detit, ajrit dhe rrugëve, ndërsa ulje ka vetëm importi nëpërmjet hekurudhave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat