“E pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt”, çfarë po paralajmëron Rama?

Shqipëria

“E pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt”, çfarë po paralajmëron Rama?

Më: 27 janar 2022 Në ora: 21:49
Edi Rama

Edi Rama mbrëmjen e sotme paralajmëroi një lëvizje të Shqipërisë në politikën ndërkombëtare që e cilësoi të pabesueshme.

Sali Berisha sot nga seanca plenare në Kuvend kërkoi që Shqipëria të furnizojë Kievin me fishekë dhe municione, por kryeministri i quajti dokrra këto deklarata.

“Të jeni të sigurt që sot Shqipëria është në një pozicion në politikën e jashtme që nuk e ka pasur asnjëherë. Dëgjova sot ca dokrra lidhur me Ukrainën apo ku di unë".

"Në ditët në vijim shumë shpejt ju do të dëgjoni një gjë që deri dje ishte e pabesueshme për rolin ndërkombëtar të Shqipërisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat