Brenda muajit gjendet personi i tretë i pajetë në Sarandë

Shqipëria

Brenda muajit gjendet personi i tretë i pajetë në Sarandë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 11:21
Ilustrim

Një tjetër person i pajetë është gjetur ditën e sotme në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Çukë, ku mësohet se ka ndërruar jetë Andrea Capo, 80-vjeçari i cili është gjetur i pajetë nga fqinjët e tij.

Viktima jetonte vetëm sepse fëmijët i kishte jashtë shtetit, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë 2-3 orë para se të gjendej pa frymë.

Policia nuk ka konstatuar gjurmë dhune në trupin e tij, megjithatë pritet të bëhet ekspertiza e nevojshme për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Me këtë ngjarje, shkon në tre numri i personave të moshuar nga ky fshat që janë gjetur të pajetë në banesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat