Xhaçka tregon konkluzionet e Këshillit të BE: Të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare

Shqipëria

Xhaçka tregon konkluzionet e Këshillit të BE: Të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 11:47
Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka tha se konkluzionet e Këshillit të BE për dhjetorin janë  se duhet të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare e Shqipërisë.

“Konkluzioni i dhjetorit të Këshillit të BE janë të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare. Arritjet tona janë pranuar në mënyrë unanime nga 27 vende të BE. Shqipëria vijon të mbetet dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-RMV.

I kemi kryer “detyrat e shtëpisë” në zbatimin e programit të reformave gjithëpërfshirëse. Raporti i Komisionit, Shqipëria i ka plotësuar kushtet. Shqipëria e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm i BE. Gjatë 2021, kemi zhvilluar një proces intensiv lobimi nëpërmjet takimeve me partnerët tanë evropianë.

Marrëveshja e stabilizim asociimit, janë zhvilluar 8 mekanizma të përbashkët BE-Shqipëri. Plani Kombëtar i Integrimit Evropian 2021, u miratuan 66 akte dhe 87 projekte. Projekt Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2022-2024, ka kaluar në fazën përgatitore”, tha Xhaçka.

Top Channel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat