Integrimi/ Jorida Tabaku: Të mos fshihemi pas vetos së Bullgarisë

Shqipëria

Integrimi/ Jorida Tabaku: Të mos fshihemi pas vetos së Bullgarisë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 12:32
Integrimi/ Jorida Tabaku: Të mos fshihemi pas vetos së Bullgarisë

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, teksa fliste në mbledhje për punën e bërë për integrimin e Shqipërisë në BE, u shpreh se nuk duhet të fshihet pas vetos së Bullgarisë, por të bëj hapa përpara në luftën ndaj krimit e pastrimit të parave.

Të gjitha rekomandimet e OSBE/OHDIR nuk kanë filluar të zbatohen. Unë dhe zoti Balla do të vlerësonim që ky këshill të ishte e përfshirë, se çfarë masash janë marrë, çfarë pune do të bëjnë. Ne duam që të jemi promotor në procesin e Integrimit. Mund të punohet për kapitullin e Reformës në Drejtësi, por është e kotë kjo reformë, ku në luftën ndaj korrupsionit nuk kemi sukses. Unë ju inkurajoj ju që të ulemi dhe të gjejmë një mënyrë që metodologjinë e re ta kthejmë në avantazh. Do të kisha dëshirë të fokusohemi në pushtetin lokal. Nga informacionet që kemi, në shumë prej bashkive nuk janë ngritur shtabet e integrimit. Kështu ndodh edhe në strukturat në ministri. Jam përpjekur gjatë gjithë kohës t’i ngre këto dyshime. Të gjithë kanë emëruesin e përbashkët: Vullnet politik. Ne nuk mund të fshihemi pas vetos së Bullgarisë, duhet të bëjmë punën tonë këtu, të ecim përpara dhe pavarësisht një date që ndoshta nuk është në dorën tonë”, deklaroi Tabaku.

Nga ana tjetër, Taulant Balla, në rolin e nënkryetarit të Këshillit, theksoi se Bullgaria nuk ka asgjë kundër Shqipërisë, dhe se mosmarrëveshjet i ka vetëm me Maqedoninë e Veriut.

E falënderoj kryetaren e Këshillit, për t’u ulur në një tryezë për të diskutuar dhe për të punuar çdo ditë për dobi të kësaj aspirate. Shpresoj që brenda këtij 10-vjeçar të jetë përmbushja e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. Nuk është në dorën tonë ngecja e zgjerimit. Nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë, pasi ajo ka bërë të qartë se nuk ka asgjë me Shqipërinë. Shpresoj dhe besoj se dy kryeministrat, të Maqedonisë së Veriut dhe të Bulgarisë, të tejkalojnë shpirtat ballkanik dhe të sillen si europiane. Këshilli i Integrimit të flasë me një gjuhë. Dua të them disa gjëra që janë kryer javët e fundit. Kemi përmbushur në Kuvend paketën e Manival.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat