Nuk u vetëvra! Gruaja në Fier u godit 5 herë me thikë në gjoks, nga bashkëshorti

Shqipëria

Nuk u vetëvra! Gruaja në Fier u godit 5 herë me thikë në gjoks, nga bashkëshorti

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit, ku një grua 50-vjeçare është gjetur nga bashkëshorti në banesë e vdekur. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por mënyra sesi viktima kishte marrë plagët vdekjeprurëse nga goditja me një thikë, sillte dyshime se nuk mund ta kishte kryer vetë aktin fatal.

Burime nga policia bëjnë me dije se në fakt viktima Valdete Manaj është qëlluar 5 herë me thikë në gjoks, nga bashkëshorti i saj.

Mësohet se çifti prej kohësh ka pasur probleme, që bënë që gjërat të vinin deri në këtë pikë.

Ndërkohë policia vazhdon të pyesë të afërm dhe familjarë të çiftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat