Babai udhëtonte me dy djemtë, detaje nga aksidenti tragjik ku vdiqën dy adoleshentë

Shqipëria

Babai udhëtonte me dy djemtë, detaje nga aksidenti tragjik ku vdiqën dy adoleshentë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 15:32
Ilustrim

Detaje të reja zbardhen për aksidentin në Durrës, ku mbetën të vdekur dy persona.

Në aksident janë përfshirë makina Ford me drejtues Xhoni Muçon dhe pasagjer Mevlan Abdishahi, që lëviznin nga Ura e Dajlanit drejt Shkozetit, dhe është përplasur me motoçikletën ku udhëtonin shoferi Sokol Kovaçi, dy djemtë e tij Devi Kovaçi dhe Franci Kovaçi si dhe Danjel Habibi, të katërt të komunitetit rom.

Në vendngjarje ka ndërruar jetë Franci Kovaçi 16-vjeç dhe disa orë më vonë edhe Danjel Habibi rreth 13-vjeç. Mjeti që udhëtonin viktimat është motoçikletë e modifikuar, e salduar me një kosh prej hekuri përpara me dy rrota.

Grupi hetimor ka bërë testin e alkoolit me aparat DRAGER të drejtuesve të mjeteve të përfshirë në këtë aksident. Nga testi i shoferit të Fordit Xhoni Muço ka rezultuar: testi i pare 0.40 mg/l bere ne orën 22.18 minuta, testi i dytë 0.53 mg /l bërë në orën 22.24 minuta dhe testi i tretë 0.53 mg /l bërë në orën 22.29 minuta (në gjendje të dehur).

Nga testi i motomjetit pa targa rezultoi se sokol kovaçi ka konsumuar alkool gjate drejtimit te mjetit ne masën testi i pare 1.27 mg/l bere ne orën 22.51 minuta, dhe testi i dyte 1.31 mg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat