Dyshohet se kreu vetëvrasje/ I riu nga Lezha debatoi me nënën e gruan, u dëgjua një e shtënë dhe…

Shqipëria

Dyshohet se kreu vetëvrasje/ I riu nga Lezha debatoi me nënën e gruan, u dëgjua një e shtënë dhe…

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 16:44
Ilustrim

Amaros Deda, 32-vjeçari që dyshohet se kreu vetëvrasje me armë zjarri pasditen e sotme në Lezhë ka hyrë fillimisht në banesën e tij ku ka debatuar me nënën dhe gruan e tij.

Më pas ai ka dalë në oborr ku është dëgjuar një e shtënë e vetme dhe i riu ka rënë përtokë.

Burime bëjnë me dije se është njoftuar ambulanca e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por 32-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plumbit.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Banesa e 32-vjeçarit ka kamera sigurie dhe pritet këqyrja e pamjeve filmike për të arritur në përfundim në lidhje me dinamikën e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat