Gjermania njohu patentat shqiptare/ Por ka dy përjashtime të rëndësishme

Shqipëria

Gjermania njohu patentat shqiptare/ Por ka dy përjashtime të rëndësishme

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Anduena Stephan, konsulle nderi e Shqipërisë në Gjermani në landin e Rhinit të Veriut dhe Vestfalisë, hodhi më shumë dritë dhe dha më shumë detaje mbi vendimin e Gjermanisë për të njohur patentat shqiptare.

E ftuar në Zona Zero në Top News, ajo tha se patentat do të njihen pothuajse pa kushte, përveç dy përjashtimeve.

Mund ta përdorin shqiptarët patentën lirshëm në Gjermani?

Duhet ta ndajmë në dy pjesë, shqiptarët kanë pasur gjithnjë të drejtën të përdorin patentën e tyre deri në 6 muaj, ata që kishin rezidencën dhe më pas të bënin provimin. Me vendimin e sotëm, ky proces ka ndryshuar. Bëhet tani njohja e patentave shqiptare përmes një procesi të lehtësuar. Vendimi i sotëm pret Shqipërinë dhe Kosovën.

Çfarë nënkupton vendimi i marrë sot?

Vendimi nuk ka një automatizëm, pra nuk ndryshon sot për nesër. Duhet të nënshkruhet marrëveshja nga dy palët, pritet brenda kësaj pranvere. Ky është procesi i radhës dhe vendimi i sotëm hyn në fuqi më pas. Vendimi për njohjen e patentave është marrë pa kushte, me përjashtim të dy përjashtimeve, për shoferët që kanë patentën AM, që kanë motoçikleta të vogla, kërkohet provim ekstra. Për shtetasit kosovarë nuk është e nevojshme.

Pse ndodh kjo?

Për shkak të ngjashmërisë së legjislacionit dhe mënyrës si bëhen testet në dy vendet, do kenë shtyrë që të merret ky vendim. Është provim i thjeshtë në Gjermani dhe me kosto të ulët. Është pikë që duhet pasur parasysh. E dyta që është shumë e rëndësishme, është se patentat e të gjitha llojeve njihen por nuk ka një konvertim, një njohje automatike të klasit T, për automjetet në fushën e bujqësisë të një madhësie të veçantë. Për këto duhen provime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat