Rama niset sot drejt SHBA për samitin e OKB, të martën pritet takimi me Sekretarin Blinken

Shqipëria

Rama niset sot drejt SHBA për samitin e OKB, të martën pritet takimi me Sekretarin Blinken

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:32
Edi Rama, Anthony Blinken

Kryeministri Rama udhëton sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme.

Në vizitën 4-ditore, është parashikuar dhe një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, më 15 shkurt në Uashington.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021, ku u nënshkrua dhe marrëveshja për rrjetin 5G.

Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, Rama do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat