Lagja e re në Kombinat, do të ndërtohen 1200 apartamente në fazën e parë

Shqipëria

Lagja e re në Kombinat, do të ndërtohen 1200 apartamente në fazën e parë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 20:37
Gazetare

Prej dy javësh në Kombinat kanë nisur shembjet e objekteve për ti hapur rrugë projektit për lagjen e re në kuadër të procesit të rindërtimit.

“Në Kombinat kemi pasur pak hapsirë të lirë ku është një objekt duke u ndërtuar dhe është në fazë të avancuar. Në pjesën kryesore pas sheshit Garibaldi prishjet kanë nisur prej dy javësh dhe jemi në një faze ku janë mbi 60 objekte që janë shembur për të hapur në mënyre tërësore kantierin e ndërtimit të lagjes së re në Kombinat. Në total aty do të prishen mbi 120 objekte”, thotë nënkryetari i bashkisë.

Në fazën e parë të projektit do të ketë rreth 1200 apartamente që do të ndërtohen.

 “Ne zonë, në fazën e parë do të ndërtohen rreth 12 objekte, janë rreth 1200 apartamente që ndërtohen, do të ketë shërbime dhe institucione publike. Të kemi një lagje që funksionon në mënyrë integrale. Të ketë një përdorim miks të zonës”, shpjegon Mazniku.

Edhe për banorët që preken nga ky projekt, njëjtë si ata të 5 majit, me banesa të legalizuara ose jo, do të përfitojnë të njëjtat metra 2 që kanë edhe sot.

“Banorët në këto zonë që preken nga hapësira e lagjes së re, ata me dokumente pronësie do të marrin disa metra 2 në formë dëmshpërblimi për ndërtesën dhe disa metra të tjerë për truallin që posedojnë. Ata që ishin në proces legalizimi por nuk janë legalizuar për aryse administrative do të përfitojnë në mënyrë tërësore metrat që ato disponojnë sot”.

Pjesa më e madhe e banorëve në zonën e Kombinatit i kanë firmosur kontratat e ofruara nga bashkia e Tiranës, ndryshe nga ç’ka ndodhur me një pjesë të  banorëve te 5 majit, që prej disa javësh janë ngritur në protesta duke kundërshtuar prishjen e banesave të tyre dhe duke kërkuar dëmshpërblim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat