Kapet me kanabis dhe 20 mijë paund, arrestohet shqiptari në Angli. Deklarata para gjykatës: Isha i detyruar

Shqipëria

Kapet me kanabis dhe 20 mijë paund, arrestohet shqiptari në Angli. Deklarata para gjykatës: Isha i detyruar

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar shqiptar në Angli është dënuar me 1 vit burg pasi është kapur me lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për shqiptarin Andi Salaj, i cili po lëvizte me makinë brenda së cilës kishte lëndën narkotike.

Ndërkohë pas kontrollit të kryer në automjeti i tij, përveç drogës iu gjetën edhe shuma të mëdha parash.

Pas kontrollit në makinë policia ushtroi kontroll në shtëpinë e tij ku gjeti lëndë narkotike kanabis, para në vlerë 8 mijë deri në 20 mijë paund.

26-vjeçari u deklarua fajtor. Ndërkohë avokatja e tij kërkoi ulje të dënimi, pasi shqiptari kishte qenë i detyruar t’i hynte kësaj rruge për se gruaja e tij kishte humbur punën dhe ai ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe se nuk kishin para për para për të ushqyer fëmijën e tyre.

“Në atë kohë Salaj ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Gruaja e tij humbi punën, pasi biznesi ku punonte u mbyll. Ai nuk mund të punonte në mënyrë të ligjshme dhe duke mos pasur para i hyri kësaj rruge”, ka thënë avokatja e tij Alison Whalley.

Salaj u dënua me kusht dhe dënimi 1-vjeçar iu konvertua në 180 orë punë pa pagesë në komunitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat