Hetimi për inceneratorët/ Pesë orë në SPAK, përfundon marrja në pyetje e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi

Shqipëria

Hetimi për inceneratorët/ Pesë orë në SPAK, përfundon marrja në pyetje e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 18:54
Armando Subashi

Ka përfunduar pas pesë orësh marrja në pyetje në SPAK e Kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi.

Kryebashkiaku Subashi ishte thirrur si deklarues në kuadër të hetimit të çelur për inceneratorin e Fierit.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar Prokurorisë së Posaçme.

Subashi ka dhënë për plot 5 orë shpjegimet e tij për këtë çështje. Ndërkohë që një ditë më parë, SPAK ka pyetur edhe deputetin socialist, Alqi Bllako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat