Hetimet për inceneratorët, Basha: Janë vjedhur miliona euro

Shqipëria

Hetimet për inceneratorët, Basha: Janë vjedhur miliona euro

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 17:09
Lulzim Basha

Komisioni Hetimor për Inceneratorët në javën e parë të marrjes së dëshmive provoi se si janë vjedhur miliona euro të shqiptarëve për vepra që nuk ekzistojnë.

Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të dielë në një konferencë për mediat.

Sipas tij në këtë aferë është e përfshirë e gjithë kupola e qeverisë, nga kryeministri te ministrat deri tek kryetarët e bashkive.

“Kanë hapur ofertën, kanë përcaktuar fituesin, i kanë lidhur kontratën, kanë bërë gati paratë, i kanë dhënë 23 milionë euro paradhënie me një ofertues të vetëm me zero përvojë në atë punë. Ndërsa këta për një ditë kalojnë 17 akte zyrtare dhe një VKM një personi që s’ka asgjë, asnjë përvojë paraprake, asnjë garanci, asgjë fare, E shpallin fitues në të njëjtën ditë që ka bërë ofertën dhe japin 23 milionë euro paratë tuaja, paratë tuaja. Çfarë ere vjen kjo? Kjo vjen era vjedhje”, tha Basha.

Basha foli edhe për presione që po i bëhen SPAK, duke tentuar që ta sabotojnë procesin hetimor.

Gjatë kësaj dalje, kryedemokrati foli edhe për 3 deputetë të Partisë Socialiste që janë në konflikt interesi dhe nuk do duhet të ishin anëtarë të Komisionit hetimor për inceneratorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat