“KÇK” e portit të Durrësit, tenderi i dyshimtë i vinçit 3.6 mln euro, Rama nis punimet në pranverë

Shqipëria

“KÇK” e portit të Durrësit, tenderi i dyshimtë i vinçit 3.6 mln euro, Rama nis punimet në pranverë

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 18:15
Ilustrim

Autoriteti portal i Durrësit ka hapur një tender të minutës se fundit ndërsa qeveria ka gati planin për zbatimin e projektit arab te transformimit të këtij porti. 3 milionë e 560 mijë euro është vlera e blerjes se një vinçi, kosto e cila pritet të rritet me zhvendosjen e tij në kalatën tjetër, kur te nisë projekti arab.

Në një kohë kur qeveria shqiptare është në fazën e nisjes së punimeve me projektin “Alabbar”, për shndërrimin e Portit të Durrësit në një destinacion turistik, një tender i paprecedentë është duke u zhvilluar nga drejtuesit e Autoritetit Portual Durrës.

“Ora News”, mëson se që prej datës 9 shkurt, drejtuesit e këtij institucioni kanë hapur procedurën për blerjen e një vinçi, “Mbile Harbour Crane” MBC, me vlerë, prej 432 milion lekë ose 3 milionë e 560 mijë euro.

Procedura po kryhet në një kohë kur, pronësia mbi Autoritetin Portual Durrës, i është hequr ministrisë së Ekonomisë dhe i ka kaluar Ministrisë së Financave.

Tenderi që pritet të mbyllet në 11 Mars, është një procedurë e hapur, ndërsa zhvillohet në një kohë, kur qeveria Shqiptare dhe kryeministri Edi Rama, thuajse çdo ditë lançon nisjen e projektit brenda Pranverës së këtij viti. 

Nisja e punimeve në Portin e Durrësit, do të sillte zhvendosjen e të gjitha agregateve dhe pajisjeve të tjera, që shërbejnë për ngarkim-shkarkimin në portin më të madh shqiptar.

Blerja, montimi dhe më pas zhvendosja në një kalatë tjetër, e këtij vinçi do të rrisë faturën e shpenzimeve për këtë produkt.

Deri në këtë fazë, procedura është në vijimësi e sipër, ku kompanitë e interesuara janë duke paraqitur ofertat, pranë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Sigurisht që pas datës 11 mars 2022, do të bëhet dhe shpallja e fituesit të këtij tenderi shumë të dyshimtë.

Porti i Durrësit është më i madhi në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në hapësirën Adriatiko-Joniane.

Ai është një nyje e rëndësishme për tregun vendas, rajonal dhe ndërkombëtar.

Infrastruktura operacionale e tij përbëhet nga 11 kalata dhe mallrat që hyjnë në Portin e Durrësit, përfaqësojnë më shumë se 85 përqind, të tregtisë detare në nivel kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat