Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, vihet në pranga një person në Rinas

Shqipëria

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, vihet në pranga një person në Rinas

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Rinas, pasi ka tentuar të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar një rast të mitdhënies duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. F., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas, gjatë përpunimit të linjës ajrore, është paraqitur pranë kabinave të daljes, së bashku me kunatën e tij, e cila kishte mungesë dokumentacioni, dhe për të shmangur refuzimin e daljes, shtetasi P. F., ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim, duke i ofruar një shumë parash. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat