Dënohet me 17 vite burg Francesco Becchettin

Shqipëria

Dënohet me 17 vite burg Francesco Becchettin

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 15:58
Francesco Becchettin

Drejtësia shqiptare ka dhënë një tjetër vendim sot për biznesmenin italian, pronarin e Agon Channel dhe disa kompanive të tjera në vendin tonë. Francesco Becchettin, i cili akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 17 vite burg.

Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Lajmin për dënimin e Becchetit e ka konfirmuar edhe Edi Rama teksa ishte duke dëshmuar në komisionin hetimor për inceneratorët. Ndërkohë që biznesmeni italian ka fituar përballjen me shtetin shqiptar në arbitrazh dhe i takon të marrë rreth 90 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat