GJKKO nuk ndryshon vendimin, Lefter Koka mbetet në burg

Shqipëria

GJKKO nuk ndryshon vendimin, Lefter Koka mbetet në burg

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 10:13
Lefter Koka

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për Lefter Kokën. GJKKO ka vendosur sërish “arrest me burg”. Ish-ministri i Mjedisit do të vijojë kështu të qëndrojë në qelinë e paraburgimit.

Lefter Koka u arrestua disa javë më parë me urdhër të SPAK. Ish-ministri është nën hetim për aferën e inceneratorit të Elbasanit, ku dyshohet se ka përfituar ryshfet në vlerën 3.7 milion euro.

57-vjeçari që ishte ministër i Mjedisit nga viti 2013 deri në 2017 në mandatin e parë të qeverisë Rama gjatë koalicionit me LSI-në, ka qenë më herë deputet dhe kryetar i bashkisë së Durrësit.

Muajin e kaluar ai shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua për mjekim në spitalin e burgut. Sakaq, në kërkim për aferë e inceneratorëve janë tre pronarët, Klodian Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat