Lirohen banorët e "5 Majit": Tani e kuptojmë pse Veliaj thotë do i strehoj të gjithë, e ka pas fjalën për burgun

Shqipëria

Lirohen banorët e "5 Majit": Tani e kuptojmë pse Veliaj thotë do i strehoj të gjithë, e ka pas fjalën për burgun

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 17:54
Laureta Nikolli

Pesë banorët e arrestuar gjatë aksionit të IMT për të prishjen e banesave në zonën e "5 Majit" lanë në orët e mesditës së sotme ambjentet e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Mes tyre ishte edhe Laureta Nikolli, e cila ka fëmijën e vogël në gji.

"Kam që të martën në komisariat deri sot për një gjë që mund ta vërtetonin lehtësisht. Kur janë hedhur lëndë piroteknike kam qenë e arrestuar. Pasi takova zotin Berisha më ndodhën të gjithë të tjerat, gjoba e më pas arrestimi. Gjobën e kam apeluar, po merret avokatja".

Banorët insistojnë se arrestimi i tyre ka qenë i padrejtë.

"Tani e kuptova pser Veliaj thoshte do strehoj të gjithë, ai paska menduar ti strehojë në burg se pashë një fluks të madh. Fëmijët e mi kanë thithur gaz. Bëjnë si banda. Gjykata ishte e qartë, por po flas për këta kamikazë të qeverisë që veprojnë si banda."

"Po rrija vetëm kur dha urdhër shefi i komisaritit kapi dy veta. Më kapi mua dhe Bekim Cerrin."

Banorët u arrestuan për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Policia tha se “këta shtetas, më 22 shkurt 2022, gjatë zbatimit të vendimit për prishjen e objekteve në rrugën “5 Maji”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta punonjësit e Policisë që ishin në detyrë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat