Moti i keq në vend, OSSH: U riparuan defektet, 13 mijë konsumatorëve iu kthye energjia elektrike

Shqipëria

Moti i keq në vend, OSSH: U riparuan defektet, 13 mijë konsumatorëve iu kthye energjia elektrike

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Defektet me energjinë elektrike të shkatkuara nga moti i keq në vend, kanë nisur të riparohen.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka bërë me dije se në rang vendi janë riparuar defektet në 10 fidera.

Duke rikthyer energjinë për 13 mijë konsumatorë.

Referuar situatës së orës 09:00, kur ishte piku i defekteve, OSSH thekson se janë përmirësuar defektet me 70% të fiderave dhe është bërë i mundur riktimi i energjisë për 62%  të konsumatorëve të prekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat