Msh publikon shifrat, 123 raste të reja pozitive me Covid, ja sa persona humbën jetën

Shqipëria

Msh publikon shifrat, 123 raste të reja pozitive me Covid, ja sa persona humbën jetën

Më: 2 mars 2022 Në ora: 20:03
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer  1,586 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 123 qytetarë, në këto bashki: 47 në Tiranë, 10 në Lushnje, 9 në Berat, 6 në Sarandë, 5 në Fier, 4 në Durrës, 3 në Mirditë, Delvinë, Gjirokastër, Elbasan, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Shijak, Kurbin, Divjakë, Selenicë, 1 në Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Peqin.

Janë 2,050 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 75-vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 88-vjeç.

Janë shëruar 282 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,301 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Mars 2022)

Raste të reja ditore          123

Të shëruar në 24 orë        282

Të shtruar në spitale          45

Humbje jete në 24 orë        2

Testime ditore                1,586

Testime totale               1,746,906

Raste pozitive                 271,825

Raste të shëruara             266,301

Raste Aktive                       2,050

Humbje jete                         3,474

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               620

Fier                   303

Elbasan             230

Vlorë                186

Lezhë               180

Kukës               119

Berat                106

Shkodër           96

Durrës              94

Gjirokastër      59

Korçë               48

Dibër                9…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat