PS fiton në 5 Bashki, Shkodra i beson kandidatit të Berishës, PD në vend të dytë vetëm në Rrogozhinë

Shqipëria

PS fiton në 5 Bashki, Shkodra i beson kandidatit të Berishës, PD në vend të dytë vetëm në Rrogozhinë

Më: 6 mars 2022 Në ora: 07:31
Ilustrim

(E plotësuar 15:34) - ​Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet në 5 nga 6 bashkitë që zhvilluan zgjedhje ditën e djeshme ( 6mars).

Konkretisht në PS ka fituar bashkinë e Dibrës me kandidatin Rahim Spahiu i cili ka marrë më shumë se 60 % të votave, bashkinë e Durrësit me Emiriana Sako e cila ka siguruar mbi 58 % të votave, bashkinë e Vorës me Blerim Sheran i cili ka marrë mbi 69% të votave, Rrogozhinën me Edison Memollan i cili ka marrë mbi 60% të votave, si dhe bashkinë e Lushnjes me kandidaten Eriselda Sefa e cila ka marrë mbi 58 % të votave.

Ndërkohë ajo që vihet re është se Partia Demokratike ka humbur edhe përballë “Shtëpisë së Lirisë” apo kandidatëve të Sali Berishës. PD ka mundur të dal në vend të dytë vetëm në bashkinë e Rrogozhinës, ku kandidati i Bashës Ferdinand Saraçi ka marrë rreth 22% të votave.

Ndërkohë situata për Shkodrën një bastion historikisht i djathtë flet ndryshe. Shkodranët duket se janë rreshtuar krah Bardh Spahisë duke mbledhur 44% të votave ose mbi 19 mijë vota. Ndërkohë në vendin e dytë në Shkodër renditet kandidatja e PS, Majlinda Angoni e cila ka marrë mbi 17 mijë vota ose rreth 39.7% të votave. I treti edhe në Shkodër është kandidati i PD, Xhemal Bushati i cili ka marrë mbi 700 vota./Abcnews.al

Shkodra:

Numëruar: 232 / 250 QV total!

Nr Kandidati për kryetar bashkie Subjekti Mbështetës Vota %

Majlinda Angoni Partia Socialiste e Shqipërisë 16919 39.45 %

Bardh Spahia Shtëpia e Lirisë 18907 44.08 %

Xhemal Bushati Partia Demokratike 7063 16.47 %

Dibra:

Numëruar: 100 / 101 QV total!

Nr Kandidati për kryetar bashkie Subjekti Mbështetës Vota %

Premtim Kryemadhi Shtëpia e Lirisë 4478 19.46 %

Luan Haka Partia Demokratike 4437 19.28 %

Rahim Spahiu Partia Socialiste 13995 60.82 %

Dritan Torba Lëvizja e Re 99 0.43 %

Durrësi:

Numëruar: 335 / 337 QV total!

Nr Kandidati për kryetar bashkie Subjekti Mbështetës Vota %

Ardian Muka Shtëpia e Lirisë 19844 29.68 %

Emiriana Sako Partia Socialiste 39090 58.46 %

Luan Hoti Partia Demokratike 7928 11.86 %

Vora:

Numëruar: 44 / 44 QV total!

Nr Kandidati për kryetar bashkie Subjekti Mbështetës Vota %

Lulzim Vrana Shtëpia e Lirisë 2956 24.33 %

Blerim Shera Partia Socialiste 8431 69.39 %

Ymer Marku Partia Demokratike 764 6.29 %

Rrogozhina:

Numëruar: 53 / 53 QV total!

Nr Kandidati për kryetar bashkie Subjekti Mbështetës Vota %

Ferdinand Saraçi Partia Demokratike 1966 21.96 %

Edison Memolla Partia Socialiste 5438 60.73 %

Hekuran Xhani Shtëpia e Lirisë 1550 17.31 %

Lushnja:

Numëruar: 157 / 157 QV total!

Nr Kandidati për kryetar bashkie Subjekti Mbështetës Vota %

Eriselda Sefa Partia Socialiste 21477 58.80 %

Indrit Sefa Partia Demokratike 3809 10.43 %

Elton Bano Shtëpia e Lirisë 11238 30.77 %

****

 Ka përfunduar numërimi në Bashkinë e Lushnjes. Eriselda Sefa nga radhët e Partisë Socialiste ka marrë mbi 58% të votave, duke fituar kështu garën për këtë bashki.

Pas Vorës dhe Rrogozhinës kjo është bashkia e tretë që merret nga socialistët.

Në vendin e dytë është renditur Elton Bano i “shtëpisë së Lirisë” me mbi 30% të votave.

Ndërsa Indrit Sefa i Partisë Demokratike ka marrë rreth 11% të votave.

Numërohen 181 kuti nga 337 në Durrës, kush po e udhëheq garën bindshëm

Emiriana Sako e Partisë Socialiste po kryeson garën në bashkinë e Durrësit. Deri më tani në këtë bashki janë numëruara 181 nga 337 kuti votimi. Zonja Sako ka siguruar 20 755 vota ose thënë ndryshe 57.78% të të gjithë votave të numëruara.

Në vend të dytë renditet kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka që ka 28.90% të votave ose thënë ndryshe 10 379 vota.

Në vendin e tretë deri më tani është Luan Hoti i Partisë Demokratike me 4784 vota ose 13.32% të atyre të numëruara deri më tani.

PS udhëheq bindshëm edhe në Lushnje, si renditen kandidatët me vota

Partia Socialiste po udhëheq bindshëm edhe në Lushnje. Deri më tani janë numëruara 126 kuti nga 157, ku 16395 vota kanë shkuar për kandidaten socialiste Eriselda Sefa ose 57.62% të votave.

Në vend të dytë është Elton Bano i Shtëpisë së Lirisë me 9014 vota ose 31.68 %.

Ndërkohë në vend të tretë renditet Indrit Sefa i Partisë Demokratike me 3043 vota.

Zgjedhjet në Shqipëri, mbyllen qendrat e votimit/ PS fiton Bashkinë Vorë, “Shtëpia e Lirisë” mund Bashën

“Kemi mbyllur procesin e votimit në të gjithë qendrat e votimit.

Kemi rezultatet e të gjith qendrave të votimit të Bashkisë vorë. Janë rezultate paraprake.

Pjesëmarrja: 11,096 zgjedhës që kanë votuar për kanidatët e Ba bashkië Vorë. Kandidati Lulzim Vrama i “Shtëpisë së Lirisë” 2589 vota. PS: 7530. PD: 687 vota”.

KQZ: Deri në 18:00 kanë votuar 29.57% e zgjedhësve

Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme për kryetar të 6 bashkive në Shqipëri deri në orën 18:00 është 29.57 për qind.

Sipas faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këto të dhëna vijnë nga raportimi i 679 nga 942 QV në total.

Deri në orën 18:00 kanë votuar 141.771 votues nga 479.497 zgjedhës në listën e QV të raportuara.

Sa i përket bashkive, në Dibër kanë votuar 42.51% e zgjedhësve, Durrës 25.36%, Lushnjë 35.57%, Shkodër 27.22%, Rrogozhinë 29.24% dhe në bashkinë Vorë kanë votuar 39.23% e zgjedhësve.

KQZ përditëson të dhënat, Shkodra dhe Durrësi me pjesëmarrje të ulët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Deri në orën 15:00, rezulton se në total kanë votuar 24.66% të qytetarëve që kishin të drejtë vote në këto zgjedhje të pjesshme.

Në vendin e parë qëndron Dibra me 35.13%, ndërsa e dyta vjen Vora me 31.89%.

Më pas vjen Lushnja me 28.67%, ndërsa në Rrogozhinë 27%. Ende Shkodra e Durrësi janë të fundit, me përkatësisht 21.79% dhe 20.36%.

***

Vorë, probleme me komisionerët/ PD akuzon se PS dhe LSI janë bërë bashkë

Palët politike janë përplasur në Vorë pasi Partia Demokratike nuk ka komisionerë zgjedhor në të gjitha qendrat e votimit.

Kjo ndodhi sepse komisionerët e PD nuk e kishin vendbanimin në këtë bashki dhe ky është një kusht që parashikohet në kodin zgjedhor.

Aktualisht në 22 qendra votimi në bashkinë e Vorës partia demokratike nuk ka paraqitur komisionerë, ndërsa në 22 qendrat e tjera ka vetëm sekretarin.

Kjo situatë erdhi pas ndërhyrjes së komisionerit shtëror i cili i kërkoi KZAZ të plotësojë kuorumin. Kuorumi është plotësur nga komisionerët e PS dhe “Shtëpisë së Lirisë”.

Por partia demokratike tha se në këtë mënyrë po cënohet përfaqësia  e saj në komisionet zgjedhore. Për këtë çështje reagoi nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

“Në KZAZ 26 një vendim të paprecedentë 3 anëtarët e PS bashkuan votën më anëtarin e LSI kanë vendosur të mos zbatojnë vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve, për emërimin e komisionerëve të PD dhe vendimin e Kolegjit të Apelimit. Të gjithë përfaqësuesit e PD janë në komisione si vëzhgues, por nuk janë duke kryer rolin e tyre si kryetar. Unë i bëj thirrje subjeketeve politike të zbatojnë vendimin e Komisionerit në Zgjedhje.

Ndërkohë Partia Socialiste, përfaqësuesit e “Shtëpisë së Lirisë” dhe komisioneri shtetëror, thanë se në Vorë nuk u bllokua procesi dhe u zbatua kodi zgjedhor.

“Doja të bëja me dije që PD në këtë moment ka të drejtën t’i coj komisionerit dhe KZAZ ka detyrimin tja miratojë. Por mosgjetja e komisionerëve nuk është as faji i KZAZ-s dhe as i KQZ dhe ai procesit. Ky është problemi i tyre që ne do ta shohim se çfarë ka ndodhur.

A duhet kryetari të menxhojë punën e komisinit zonal? Menxhaimi e kryejnë anëtarët enkomisinit të QV dhe Kodi Zgjedhor këtë mungese kryetari e ka zgjidhur. Ku thotë nëse ka Forum procesi vazhdon dhe detyra kryhet nga një anëtar tjetër i opozitës që në rastin konkret është një anëtar i opozitës i cili po kryen detyrën  e kryetarit.”

Votojnë kandidatët e Durrësit/ Pjesëmarrje e ulët në votime

Në qytetin e Durrësit vazhdon normalisht procesi i votimit në të gjitha qendrat. Sigurisht që tre kandidatët për bashkinë e qytetit bregdetar kanë votuar ndër të parët në qendrat e votimit respektive.

Të dy kandidatët e së djathtës Luan Hoti dhe Adrian Muka ishin të parët ndër votuesit dhe në përfundim të procesit kanë dhënë deklaratat e tyre të cilat udhëhiqen nga ftesa ndaj qytetarëve të Durrësit për të qenë sa më të shumtë në numër në këtë proces.

Kandidati Muka, veç thirrjes për pjesëmarrje i ka kujtuar edhe një herë të gjithë eksponentëve politik që në këtë ditë të qëndrojnë të heshtur përballë qytetarëve në ushtrimin e tyre të të drejtës së votës.

Edhe kandidatja e së majtës, Amiriana Sako pas votimit në deklaratë e saj ka qenë në sintoni me kërkesën e kandidatëve rival në lidhje me thirrjen për pjesëmarrje sa më të lartë në proces.

Zgjedhjet në Lushnje/ Mesazhi i kandidatëve pasi votuan

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnje, Elton bano, pasi hodhi votën në kutinë  e votimit, foli për manipulim zgjedhjesh. Ai tha se njerëz të caktuar nga administrata po manipulojnë procesin.

Por kandidatatja e PS-së, Eriselda Sefa zgjodhi të mos i komentojë këto akuza. Pasi votoi e shoqëruar nga djali i saj i vogël, ajo bëri thirrje që qytetarët të dalin të japin votën e tyre masivisht.

Ndërkohë Top Channel po ndjek të gjithë procesin e votimit, dhe shkuam edhe në fshatin Allkaj, ku edhe ka lindur kandidatja.

Mesa duket , aty, banorët e zonës,  do ta votojnë të gjithë në masë.

***

Votimi deri në 15:00/ Celibashi: Nuk raportohen problematika, moti ‘ngrin’ procesin në 3 QV të Shkodrës

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka dhënë sërish detaje lidhur me procesin zgjedhor që po zhvillohet në 6 bashki të vendit.

Ai theksoi se në përgjithësi procesi po vijon normalisht.

Celibashi tha se pjesëmarrja në këto zgjedhje është më e ulët se në zgjedhjet për Kuvendin, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve për të votuar.

Në lidhje me votimin elektronik, vetëm në pesë qendra votimi nuk ka pasur operatorë, pra identifikimi është bërë përmes listës së zgjedhësve të printuar. Në 15 qendra të tjera është bërë zëvendësimi i pajisjes së identifikimit elektronik. 75% e qendrave të votimit janë hapur në orën 07:00, 25% janë hapur deri në orën 07:30. Pra, në 07:30, sipas raportimit që ka KQZ, të gjitha qendrat janë të hapura. Kemi vërë verifikime në terren të situatës në qendrat e votimit dhe në përgjithësi nuk raportohen problematika sinjifikative. Ka disa probleme që lidhen me mënyrën e procesit të votimit. Në disa qendra kemi pasur raportime nga partitë, që kanë thënë se ka pasur grumbullime të njerëzve të paautorizuar. Kemi komunikuar dhe na kanë raportuar se situata është kthyer në normalitet. Ju bëj thirrje partive politike të mos përfshihen në deklarime publike, që thyejnë heshtjen zgjedhore”, tha Celibashi.

Sa i përket shpalljes së pavlefshmërisë në tre qendra votimi në Shkodër, Celibashi u shpreh se “Situata ka qenë shumë e vështirë, në kushte ekstreme atmosferike dhe nuk ja vlente barra qiranë të rrezikonin jetën e të shkonin komisionerët atje. Edhe në këmbë e kishin të vështirë të shkonin. Në tre qendrat e votimit në Shkodër nuk është zhvilluar procesi i votimit, por duhet parë në fund nëse do të shpallen zgjedhjet të pavlefshme aty”.

Përplasja për Vorën

Mos paraqitja e 22  komisionerëve në 20 qendrat e votimit në bashkinë e Vorës janë kthyer në mollë sherri mes Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe partisë Socialiste.

Nëkryetarja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se mospërfaqësimi i PD-së në këto komisione është për shkak të komisionerëve të PS dhe LSI që kanë bashkuar votat kundër në komisione.

Sa i përket pretendimeve të PD-së për Bashkinë Vorë, Përfaqësuesi i Partise Socialiste, Eridian Salianji u shpreh se ato janë pretendime joligjore dhe jologjike, pasi ata e kishin të drejtën për të zgjedhur komisionerët e tyre dhe nuk e kanë bërë.

Edhe përfaqësuesi i LSI-së Altin Kazizaj i quajti pretendimet e PD-së të pabaza dhe akuzoi se ka qëllim minimin e procesit elektoral.

Pas inspektimit të situatës në Vorë, Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se KZAZ ka respektuar ligjin.

Celibashi e cilësoi të arsyeshëm argumentin e PD por shtoi se jo çdo person i trajnuar për teknologjinë plotëson kërkesat e ligjit për të qenë anëtar i Komisionit të QV.

***

​PS: Kallëzimi penal i PD-së është jologjikë

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste të Shqipërisë në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve, Erdian Salianji, në një konferencë për media, ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Demokratë se PS po bllokojnë procesin e votimit në Vorë, madje ai tha se zgjedhjet janë duke vazhduar pa asnjë problem, përveç bashkisë së Shkodrës ku për shkak të motit ka qenë e pamundur hapja e saj.

Sipas Salianjit, problemi i PD -së për të gjetur komisionere ka shkaktuar trazira, pasi që bashkia e Vorës ka korum ligjor për të vazhduar procesin.

Salianji:Procesi zgjedhor po vazhdon normalisht

“Vazhdon procesi normalisht vetëm me një problematikë ligjore sa i përket bashkisë së Shkodrës ku një qendër votimi për shkak të kushteve atmosferike po bëhet e pamundur hapja e saj, kurse ka edhe një problematik tjetër që nuk është problematikë ligjore por është një pretendim i ngritur nga Partia Demokratike(PD) për sa i përket bashkisë Vorë në të cilin këtë pretendim do ta ndajmë në dy pjesë, pretendim joligjor dhe jologjik. Sa i përket pretendimit joligjor do të sqaroja se në bashkinë e Vorës procesi po vazhdon normalisht me korum të nevojshëm ligjor për vazhdimin e procesit me 4 dhe 5 anëtarë, si dhe me një sekretarë të emëruar kryesisht nga KQZ-ja në ato qendra të votimit në të cilat Partia Demokratike nuk ka paraqitur sekretarë. Për sa i përket problemit i cili është jologjik, është se Partia Demokratike ngreh një pretendim sa i përket emërimit të anëtarëve, emërimi i anëtarëve është një emërim ligjor i Partisë Demokratike e cila ka për detyrë t’i ofroj pranë KQZ -së banorët e bashkisë Vorë”, tha ai

Ai tha se pamundësia e Partisë Demokratike për të gjetur anëtarë të komisionit nuk është shkelje e ligjit.

Salianji:Pamundësia e PD për të gjetur anëtarë komisioni nuk është shkelje e ligjit

“Pamundësia e Partisë Demokratike për të gjetur anëtarë komisioni nuk është shkelje e ligjit. Kjo problematikë besoj e ka gjetur zgjidhjen nga vendimi i komisionarit dhe nga kasi por do të bëj me dije se Partia Demokratike edhe në këto momente që po flasim ka të drejtën dhe detyrimit të qoj komisionarët pranë qendrave të votimit dhe të ushtrojë të drejtën që jep ligji për të organizuar procesin në çdo qendër votimi me anëtarë të saj. Nuk e di pse ka ardhur kjo mosparaqitje, ka ardhur për shkak të pamundësisë të gjetjes së komisionarëve ose ndonjë shkaku tjetër në të cilin duan të bëjnë pjesë procesin”, tha ai

Derisa tha padia e cila është ngritur nga PD është jologjik, pasi që e vetmja që ka thyer ligjin është nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila ka ftuar qytetarët nga Vora që ta votojnë, kështu duke thyer heshtjen zgjedhore.

Salianji:Nëse ka pasur një shkelje në këtë proces është thyerja e heshtjes zgjedhore nga Tabaku

“ Nuk e di pse bëhet kjo padi. Nëse ka pasur një shkelje në këtë proces është thyerja e heshtjes zgjedhore nga zonja Tabaku e cila i ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar Partinë Demokratike...Kallëzimi është pa logjik, pasi ligjërisht problemi është i zgjidhur. Ata kanë detyrime të çojnë komisionerë dhe bëjnë padi ndaj KZAZ-së pse s’na cakton anëtarë kryesisht. Një të drejtë që e kanë vetë ja kërkojnë KQZ-së. i zgjedhur kryesisht është vetëm sekretari. Ata nuk çojnë komisionerë dhe thonë pse nuk e zgjidh KQZ kryesisht”, tha Salianji.

Ndërkohë bashkia e Vorës mbeti pa kryetar pasi Agim Kajmaku u bë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Në bashkinë Rrogozhinë ndërroi jetë kryebashkiaku Haxhi Memolla, ndërsa kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dha dorëheqjen pasi garoi për deputet në listën e PS-së.

Ndërkaq në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit kanë marrë pjesë 18 kandidatë, kurse të drejtën e votës kanë 654 mijë e 538 qytetarë të këtyre bashkive.

***

PD publikon fotot: Votime familjar në një qendër në Vorë

Image
Votim familjar

Sot po mbahen zgjedhjet.

Partia Demokratike ka bërë një tjetër denoncim për zgjedhjet në Vorë.

Sipas PD ka raste të votimit familjar, teksa ka publikuar edhe foto e denoncimit të rastve në qendrën e votimit në fshatin Kuç.

Në foto duken shumë vortues të cilët votojnë bashkë elektronikisht.

Ambasadorja Kim nga Durrësi: Votoni, është përgjegjësia juaj

Ambasadorja amerikane ka inspektuar sot disa nga qendrat e votimit në Durrës.

E pyetur nga gazetarët për të dhënë një vlerësim mbi procesin e deritanishëm, Kim ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime.

Image
Ambasadorja amerikane

“Është e drejta e juaj për të votuar dhe përgjegjësia juaj. Kështu që votoni”, ka thënë Kim.

Kim ka qenë e pranishme në disa Qendra Votimi në Durrës dhe ka ndjekur nga afër procesin e votimit.

PD përgatit kallëzim penal për anëtarët e KZAZ, Vorë

PD po përgatit kallëzim penal për anëtarët e KZAZ në Vorë.

Partia Demokratike thotë se po përgatit një kallëzim penal për 4 anëtarët e PS.

Dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, “duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki” thuhet në njoftimin e PD-së.

20 komisionerë të PD, të caktuar nga KQZ nuk kanë marrë ende drejtimin e komisioneve të 20 QV në Vlorë.

***

Problematika në Vorë, PD kërkon mbledhjen e KQZ

Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, lidhur me problematikat në procesin e votimit në Bashkinë e Vorës.

Kjo kërkesë ka ardhur vetëm pak kohë pas deklaratës së kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili theksoi se në gjysmat e QV-ve në Vorë nuk janë anëtarët e plotë të komisionerëve, por është kuorumi minimal i tyre dhe prandaj po zhvillohen normalisht votimet.

Në kërkesën e përfaqësuesit të PD-së, Marash Logu thuhet se mbledhja është kërkuar për shkak të problematikave të krijuara në Bashkinë Vorë.

Celibashi: Në tri qendra të votimi në Shkodër nuk po votohet, incidente në Dibër dhe Durrës

654,538 shtetas shqiptarë sot do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë Vorë, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë mes kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të përbërë nga LSI dhe PDK.

Deri më tani raportohet se tashmë në pjesën më të madhe të qendrave të votimit po vijon procesi pa probleme.

Image
Ilirjan Celibashi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka raportuar mbi mbarëvajtjen e procesit të votimit në 6 bashki deri në orën 09:30 minuta. Ai ka treguar se në tri qendra të votimit në Shkodër nuk ka filluar procesi i votimit për shkak të mungesës së komisionerëve.

Celibashi tha se në 18 qendra votimi ka probleme për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Ai shtoi se disa qendra votimi po vijojnë procesin manualisht, ndërsa në Vorë deri më tani nuk është hasur asnjë problem.

Celibashi: Në tri qendra votimi në Shkodër nuk ka filluar votimi

“Në përgjithësi duhet ta them se procesi i hapjes së qendrave të votimit është pa ndonjë problematikë të theksuar. Ne jemi në një proces të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha qendrat e votimit ku po zhvillohen votimet në këto 6 bashki. Më konkretisht problematikat e evidentuara deri më tani janë dy qendra votimi në Shosh një në bashki Shkodër në të cilat nuk ka filluar votimi për shkak të mungesës së komisionevrë të cilët nuk kanë mundur të shkojnë për shkak situatës atmosferike të këtyre qendrave të votimit. Një qendër votimi në Shalë identifikimi i votuesve po bëhet manualisht, pra pa pajisjen e identifikimit elektorin. Në total në Shkodër nga 250 qendra votimi ka filluar procesi në 247. Në këto qendra votimi nuk po votohet. Në Dibër janë 101 qendra votimi dhe tek 101 qendrat votimi ka filluar votimi. Kemi një problem aktualisht në 18 qendra votimi në lidhje me energjinë elektrike në Kastriot dhe në Kala të Dobës për shkak të situatës së reshjeve të doborës”, tregoi Celibashi.

Ndërkohë që nga 157 qendra të votimit në Lushnje në 5 prej tyre janë paraqitur probleme me kamerat e vëzhgimit.

Është raportuar incident në Dibër dhe Durrës që lidhen me mënyrën sesi anëtarë e administrojnë procesin atje po pa ndikim në proces.

Celibashi: Në 5 qendra votimi në Lushnje ka probleme me kamerat e vëzhgimit

“Në Durrës nga 337 qendra votimi ka filluar procesi i votimi në 337. Ka një problem në një qendër votimi që lidhet me pajisjen e identifikimit por tanimë është bërë zgjidhja e pajisje. Në një qendër votimi në Durrës po kryhet procesi. Në Vorë nga 44 qendra votimi janë hapur 44 qendra votimit dhe po votohet normalisht dhe nuk ka asnjë lloj problemi si me identifikimin elektronik po ashtu edhe me votim elektronik. Në Rrogozhinë nga 53 qendra votimi., votimi ka filluar në 53 qendrat. Në Lushnjë janë 157 qendra votimi dhe po votohet në 157. Në 5 qendra votimi në Lushnjë ka problem me kamera të vëzhgimit dhe me pajisje pej. Në një qendër votimi po votohet jo nëpërmjet pajisjes së identifikimit elektronik. Kemi të raportuar për një incident një në Dibër dhe një në Durrës”, ka treguar Celibashi në konferencën për medie.

Xhemal Bushati voton në Shkodër: PD do i zgjidhë problemet nga nesër e prapa

Xhemal Bushati, kandidati i PD-së në Shkodër ftoi votuesit të ushtrojnë votën me ‘dashni për Shkodrën”

“Këto janë zgjedhje lokale. PD di të zgjidhë problemet e veta e do i zgjidhë nesër e prapa” tha ai.

I pyetur nëse përballja e tij më e fortë është me Shtëpinë e Lirisë apo socialistët Bushati tha

‘Nuk kam përballje por kam një kontratë me qytetarët e Shkodrës”

***

Qytetarët në Vorë votojnë për kryebashkiakun në Qendër Shëndetësor

Dy Qendra Votimi në Vorë janë vendosur në një Qendër Shëndetësore.

Qytetarët po e ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Në Vorë procesi i është besuar teknologjisë.

Ku si identifikimi ashtu dhe numërimi po bëhen në mënyrë elektronike.

***

Zgjedhjet e 6 marsit, shënohet incidenti i parë, goditet komisioneri i PD

Është goditur komisioneri i PD në një qendër votimit në Durrës, duke shënuar kështu incidentin e parë në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit.

Mësohet se komisioneri Fadri Mezini është goditur jashtë QV 1499 në lagjen nr.8 në Durrës.

Kjo ka sjellë ndërprerjen për disa minuta të procesit të votimit.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

***

"Ora e ndryshimit ka ardhur", Angoni e PS-së optimiste se do të thyejë bastionin e të djathtës në Shkodër

Edhe Majlinda Angoni, kandidatja e PS-së për bashkinë e Shkodrës, votoi sot në Qendrën e Votimit të vendosur në shkollën "Ndoc Mazi".

E bindur se këtë herë e majta do të thyejë bastionin e të djathtëve ajo u bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës të dalin masivisht në zgjedhje.

Angoni: Banorët e Shkodrës të marrin pjesë në votime për të shprehur votën e tyre. Të kemi votim sa më të qetë dhe të japim mesazhe se Shkodra është e kulturës dhe paqes. Ashtu si ka qenë gjithë fushata të jetë dhe përmbyllja e rezultatit final të kësaj fushate.

Do ta thyeni bastionin e të djathtëve?

Angoni: Mendoj se këtë herë po. Deri tani pjesëmarrja ka filluar të lëvizë. Nuk ka informacion për mosfunksionim për QV dhe avari.Po bëjmë të pamundurën që QV të hapen me gjithë kushtet e vështira që mbrëmë.Dëshiroj që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe. Është e drejtë kushtuese që duhet ta shfrytëzojë çdo qytetar.Ora e ndryshimit ka ardhur.

Në këtë garë, Angoni ka përballë Bardh Spahinë nga Shtëpia e Lirisë dhe Xhemal Bushatin e PD-së.

***

Luan Hoti: Ftoj qytetarët të dalin të votojnë, t’ia rikthejmë Durrësin qytetarëve

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit Luan Hoti ka votuar sot në orën 08:00 në Lagjen 1, në qendrën e votimit te Universiteti “Aleksandër Moisiu”.

Hoti: Ftojë qytetarët e Durrësit të dalin dhe të votojnë

“Kam vetëm një mesazh për qytetarët e Durrësit. I ftoj të dalin të votojnë, të votojnë si njerëz të lirë, të votojnë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e këtij qyteti, të votojnë që t’i japim fund marrjes peng të qytetit të Durrësit dhe bashkinë t’ia rikthejmë Durrësit, qytetarëve të Durrësit”, tha para medieve Hoti.

Bora bllokon procesin e votimit në disa zona të Dibrës, mungon energjia elektrike

Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin në 24 orët e fundit, ka nisur me vështirësi procesi i votimit në disa njësi administrative të Dibrës.

Raportohet se në shumë qendra votimi, të zonave të thella të Dibrës, nuk ka energji elektrike, gjë e cila e pamundëson identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Paraprakisht raportohet se në mungesë të energjisë elektrike, do të vijohet me identifikimin manual të zgjedhësve.

Për kreun e ri të Bashkisë së Dibrës, do të votojnë afërsisht 56 mijë qytetarë, në 101 qendra votimi, të vendosura në Peshkopi dhe 14 njësitë administrative.

Përveç kandidatëve të PD, PS dhe Shtëpisë së Lirisë, në Dibër garon dhe Dritan Torba, një 26-vjeçar, përfaqësues i partisë Lëvizja e Re. Nga PS kandidon Rahim Spahiu, nga PD Luan Haka, dhe nga Shtëpia e Lirisë Premtim Kryemadhi.

Në të njëjtat kushte të vështira atmosferike, gjenden dhe një pjesë e zonave të thella në Bashkinë e Shkodrës, ku bora ka arritur në një lartësi të konsiderueshme.

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki në Shqipëri, Rama fton qytetarët të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në Facebook për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki në Shqipëri.

Rama uron të diel të qetë teksa fton qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri që të ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur.

Nuk mungon komenti i Ramës edhe për situatën e luftës në Ukrainë teska thotë se “Në lindje të Europës, po makasrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë”.

654,538 shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë Vorë, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë mes kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të përbërë nga LSI dhe PDK.

Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar. 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 6 bashkitë, qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.

Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve ose më parë, ka njoftuar para disa ditësh kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga presidenti Ilir Meta më 20 janar të këtij viti.

 Zgjedhjet për Durrësin, voton kandidati i PD-së

Luan Hoti, kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit, ushtroi të drejtën e tij për të votuar.

Pas votimit, ai apeloi qytetarët të votojnë masivisht për t’i dhënë fund pengmarrjes së qytetit.

“Dilni dhe votoni, votoni si njerëz të lirë, votoni për veten tuaj, votoni që bashkia të jetë e juaja, votoni që t’i japim fund marrjes peng të Durrësit, që qyteti ynë t’u rikthehet qytetarëve”, tha ai.

Përballë tij në Durrës garojnë Emirjana Sako e PS-së dhe Ardian Muka nga Shtëpia e Lirisë.

Votimi elektronik shoqërohet me probleme në Vorë, qytetarët nuk dinë të përdorin pajisjen

Në Vorë procesi i votimit për zgjedhjen e kryebashkiakut po has në vështirësi pasi një pjesë e mirë e qytetarëve, kryesisht të moshuar, nuk dinë të përdorin pajisjen për votimin elektronik.

Ata ndihmohen nga familjarë të tyre për të votuar.

Në Vorë, identifikimi dhe votimi i është besuar teknologjisë. Rezultati pritet të dalë menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit.

Për bashkinë Vorë garojnë  Ymer Marku i PD,  Blerim Shera nga PS dhe  Lulzim Vrana nga Shtëpia e Lirisë.

***

Ende nuk ka nisur procesi i votimit në Rrogozhinë

Nis procesi i votimit në një nga qendrat e votimit në shkollën Xhorxh Soros në Rrogozhinë. Në disa qendra të tjera ka probleme me funksionimin e kamerave, ende nuk ka nisur procesi.

Në disa prej tyre mungojnë edhe disa nga komisionerët e PD. 654,538 shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë Vorë, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë mes kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të përbërë nga LSI dhe PDK.

Vora me votim 100% elektornik

Votimi në zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë e Vorës do të jetë elektronik.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi duke folur për zgjedhjen e pjesshme që po zhvillohen sot më 6 mars për gjashtë bashkitë e vendit tha se” votimi elektronik është 100% i sigurt”.

“E them me siguri që nuk do të ketë asnjë problem lidhur me procesin e votimit në Vorë. Në Vorë do të votohet nëpërmjet sistemit elektronik të votimin, që administrohet nga persona të autorizuar”, tha Celibashi.

Në zgjedhjet e 25 Prillit në Njësinë Nr. 10 në kryeqytet ku u votua dhe u numërua elektronikisht. Në më pak se 1 orë u mësua rezultati përfundimtar ndërkohë kur u rikontrollua rezultoi të mos kishte parregullsi as në votim dhe as në numërimin e votave. 

Hapen kutitë e votimit

Janë hapur kutitë e votimit në 5 bashkitë vendit Vorë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës

Qytetarët e parë kanë hedhur votën e tyre për të zgjidhur kryetarët e rinj të bashkive mes kandidatëve të PS, PD e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’.

***

654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të 6 bashkive bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës.

KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00. Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve.

Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar.

Kandidatët e PD

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku.

Kandidatët e PS
Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon
Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin
Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun
Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla
Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera
Për Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)
Bashkia Shkodër: Bardh Spahia
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat