“Thug- fëmijët” jashtë kontrollit, “gangstera” online e në shkolla, sherre dhe krime jashtë oborrit

Shqipëria

“Thug- fëmijët” jashtë kontrollit, “gangstera” online e në shkolla, sherre dhe krime jashtë oborrit

Më: 9 mars 2022 Në ora: 16:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Sjellje Gangsteri online e në shkolla, sherre dhe krime jashtë oborrit. Pas dy rasteve të sulmeve me thika me protagonistë fëmijë në Korçë e Pogradec, ekspertët ngrejë alarmin se mungesa e kujdesit nga prindërit dhe modelet e gabuara po  shtyjnë ata drejt kriminalitetit.

Këto pamje tregojnë plagosjen me thikë të një 15-vjeçari në qytetin e Pogradecit nga një bashkëmoshatar pas një debati në rrjetet sociale.

Sulmi ndodhi të martën në derë të shkollës së mesme “Gjergj Pekmezi” teksa rruga ishte e mbushur me nxënës.

15 vjeçari i plagosur ndodhet ende në gjendje të rëndë, ndërsa autori vetëm një vit më i madh tashmë pret të përballet me drejtësinë.

Plagosja në Pogradec pasoi një ngjarje të ngjashme në Korçë, ku protagonistët e luftës me thika ishin vetëm 10 vjeç.

“Janë fenomene që kanë marrë përmasa në rritje.”

Për ekspertët fajtorë për këtë situatë është familja dhe prindërit e pa vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre si edhe modelet e gatshme negative në rrjetet sociale.

“Një mosmenaxhim i fëmijëve nga familja. Kemi neglizhencë nga prindërit dhe në shkolla.”

Etleva Memia thekson se fëmijët problematikë nisin që nga mosha 10-12 vjeçare.

Alarmi është që mes tyre ka të mitur që rrezikojnë të kthehen në kontingjent kriminalë në të ardhmen.

“skuadra e terrenit bën identifikimi e fëmijëve në situatë rruge dhe që mund të sjellin problematike.”

Referuar të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme nga të gjitha veprat penale të kryera gjatë vitit 2020 në vendin tonë 1.67 % e tyre janë kryer nga të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat