Rritet me 80% çmimi i biletave të transportit në Gjirokastër

Shqipëria

Rritet me 80% çmimi i biletave të transportit në Gjirokastër

Më: 11 mars 2022 Në ora: 08:20
Ilustrim

Çmimi i biletave të transporti të Gjirokastër është rritur me 80%.

Kjo rritje ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit që ka njohur rritje të pazakontë në ditët e fundit.

Sot, 11 mars operatorët e linjave urbane kanë rritur me 20 lekë çmimin e biletave në të katërta linjat që operojnë në brendësi të qytetit të Gjirokastrës si dhe në tre linjat rurale.

Operatorët shprehen se kjo rritje nuk justifikon as koston e shërbimit të ofruar pasi edhe me këtë çmim të ri ata dalin pothuajse me humbje. Deri dje, 10 mars nëj biletë kushtonte 30 lekë, ndërsa sot 20 lekë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat