Policia thirrje qytetarëve që protestojnë kundër rritjes së çmimeve: Do ndërhyjmë sipas ligjit

Shqipëria

Policia thirrje qytetarëve që protestojnë kundër rritjes së çmimeve: Do ndërhyjmë sipas ligjit

Më: 11 mars 2022 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve që të mos bllokojnë rrugët pasi në të kundër do të veprojnë sipas ligjit.

Sipas policisë protestuesit duhet të shpërndahen  menjëherë pasi punonjësit e Policisë do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit, me qëllim lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Në disa qytete të vendit grupe  personash, kryesisht të rinj, janë konfrontuar me punonjësit e Policisë dhe në disa raste kanë bllokuar edhe lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të qytetarëve.

Nisur nga situata e krijuar, veçanërisht në Tiranë, ku grupe të rinjsh vijojnë të kundërshtojnë thirrjet e Policisë për t’u shpërndarë dhe për të liruar rrugët, Policia e Shtetit bën thirrje që personat që kanë bllokuar rrugën të shpërndahen  menjëherë pasi punonjësit e Policisë do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit, me qëllim lejimin e lëvizjes së lirë të autometeve dhe qytetarëve.

Policia e Shtetit, edhe një herë shpreh vendosmërinë për të  mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore,  dhe nuk do të tolerojë veprime të cilat bien ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat