A rrezikohet Shqipëria nga ekspansioni rus? Ish-zyrtari policor trondit me paralajmërimin

Shqipëria

A rrezikohet Shqipëria nga ekspansioni rus? Ish-zyrtari policor trondit me paralajmërimin

Më: 23 mars 2022 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Objektivi i radhës së rusëve duket se do të jetë shtrirja e influencës në Ballkan, aty ku Rusia ka një aleat të vjetër si Serbia.

Në Shqipëri, influenca ekonomike dhe politike e Rusisë është e vogël pavarësisht tentativave të Kremlinit.

Por kjo nuk e përjashton influencën përmes korrupsionit, spiunazhit apo mediave.

“Ai përbën rrezik edhe për rajonin. Parë në këtë kontekst edhe Shqipërinë e ka futur në listën e shteteve të cilat gjoja sipas raporteve të shërbimeve ruse kanë angazhuar luftëtarë apo kanë shkuar misionarë në luftë për të dhënë kontributin në Ukrainë. Në këtë kontekst shteti dhqiptar konsiderihet i kërcënuar nëse Putini do të vijojë me cmendurinë e vënies në efiçencë të armëve të dëmtimit në masë, armëve bërthamore dhe armëve të tjera”, u shpreh Shemsi Prençi, ish-zyrtar policie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat