Riaktivizohet një vatër zjarri në Shkodër, kërkohet ndërhyrje nga ajri! Situata problematike për shkak të terrenit të vështirë

Shqipëria

Riaktivizohet një vatër zjarri në Shkodër, kërkohet ndërhyrje nga ajri! Situata problematike për shkak të terrenit të vështirë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Një vatër zjarri në Shalë të Shkodrës është riaktivizuar pasditen e sotme.

Sipas autoriteteve, situata paraqitet problematike.

Kjo për shkak se flakët kanë marrë përmasa të mëdha ndërsa është vlerësuar edhe kërkesa për ndërhyrjen nga ajri.

Roja mjedisore bashkë me disa banorë janë munduar të ndërhyjnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve por është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat