Ministrja Kushi: Së shpejti do të bëhet vlerësim psiko-social për çdo mësues

Shqipëria

Ministrja Kushi: Së shpejti do të bëhet vlerësim psiko-social për çdo mësues

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:26
Elvis Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë me dije se sot është zhvilluar një takim me me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore dhe pas kësaj njofton se do të angazhohen, që çdo mësuesi në sistemin arsimor do ti bëhet një vlerësim psiko-social.

Në njoftim thuhet se të gjithë mësuesve të sistemit arsimor do të marrin pjesë në një fushatë ndërgjegjësimi “Stop Dhunës në Shkollë” dhe të respektojnë të gjitha aktet ligjore të rregulloreve në shkolla ku në rast të kundërt mësuesit mund të largohen nga shkolla.

Vlen të theksohet se ky reagim erdhi në mënyrë të menjëhershme një ditë pasi në emisionin ‘Fiks Fare’ në Top Channel u bë publik rasti i një drejtori të një shkolle në Kamëz që ushtronte dhunë gjimnazisëtve në shkollë.

Postimi në Facebook:

Pas një takimi me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore, si dhe konsultimeve me ekspertë e Ministrisë së Arsimit angazhohemi që:

- së shpejti të bëhet një vlerësim psiko-social fillestar dhe periodik për çdo mësues në sistemin arsimor;

- të ndërmarrim një fushatë të re ndërgjegjësimi “Stop Dhunës në Shkollë” për parandalimin dhe trajtimin e çdo rasti, me fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin;

- të respektohen me përpikmëri të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe rregulloret në shkolla ku parashikohet largim nga detyra për çdo rast dhune apo abuzimi nga punonjësit arsimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat