Soko: Të tre incineratorët kanë të njëjtën skemë, u nis në Elbasan dhe u perfeksionua në Tiranë

Shqipëria

Soko: Të tre incineratorët kanë të njëjtën skemë, u nis në Elbasan dhe u perfeksionua në Tiranë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 21:56
Pano Soko

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Pano Soko, Ekonomist u shpreh se është e njëjta skemë që është përdorur në të tre incineratorët, mund të ndryshojnë disa emra.

Sipas tij, skema u nis në Elbasan, u pa që u eci, e zhvilluan në Fier dhe masterplani i madh ishte në Tiranë duke qenë se shifrat e përfshira janë më të mëdha.

Soko: Përgjegjësia që ka SPAK-u për të provuar dhe vërtetuar është shumë më e madhe se sa çdo qytetar tjetër në Shqipëri lidhur me aktet e paligjshmërisë. Është e njëjta skemë që është përdorur në të tre incineratorët, mund të ndryshojnë disa emra.

Skema u nis në Elbasan, u pa që u eci, e zhvilluan në Fier dhe masterplani i madh ishte në Tiranë duke qenë se shifrat e përfshira janë më të mëdha. Do të ndryshojnë vetëm emrat e kryebashkiakëve, ku mesa di unë Subashi është nën hetim për lejen e ndërtimit. Në Fier kostot janë paguar pa u vënë një tullë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat