Dalin pamjet e arrestimit të Nuredin Dumanit, i zhveshur dhe me pranga

Shqipëria

Dalin pamjet e arrestimit të Nuredin Dumanit, i zhveshur dhe me pranga

Më: 30 mars 2022 Në ora: 09:29
Nuredin Dumani

Policia e Shtetit ka bërë publike videon e momentit të arrestimit të të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, i cili u gjet i plagosur në një apartament në Fier.

Dumani kishte shkuar të strehohej në Fier, pas përplasjes me armë në Papër të Elbasanit.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat bëri publike detajet e arrestimit, duke thënë që në momentin që u vu në pranga Dumani ka qenë i plagosur.

Pas prangosjes Dumani është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal të Fierit, dhe më pas drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat